Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e të riut Aurelio Dervishi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkozë të Tiranës.
Të rinjtë e përfshirë në ngjarjen e rëndë kanë treguar ditën e sotme gjithçka përpara policisë, ku një prej të miturve të arrestuar, 15-vjeç, ka pranuar autorësinë e krimit, duke thënë se ka qenë pikërisht ai që ka qëlluar me thikë Dervishin.
Mësohet se në makinë së bashku me viktimën në momentin e sherrit kanë qenë dy djem dhe dy vajza të tjera.
E mitur 16-vjecare, e cila u bë ‘molla e sherrit’ ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe rezulton se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes.
Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.
Ajo tregon se ata janë ndaluar pasi autorë u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra, asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konflikti të mëparshme.