Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama, i cili tha se opozita ka prekur fundin dhe se janë duke u përdorur nga Sali Berisha.
Bardhi shkruan se sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive, Rama kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë dhe miratonte si manekin buxhetin që sipas tij financon PPP.
“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.
Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar.”-shkruan Bardhi.