Vranë e grabitën 89 vjeçarin, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët

Prokuroria Fier ka dërguar për gjykim 3 persona të akuzuar për veprën penale të “vjedhjes me pasojë vdekjen” . Bëhet fjalë për Ervis HaliminMusa Gudon e shtetasin me iniciale F.Ç (që asokohe u procedua për moskallëzim krimi). Në Nëntor të vitit 2022, vodhën në banesën e 89 vjeçarit Çaush Shehaj dhe më pas e dhunuan për vdekje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Klos të Mallakastrës. Viktima banonte së bashku me të shoqen. Kjo e fundit ishte e sëmurë me sklerozë. Ata kishin katër fëmijë, tre prej të cilëve qëndronin në Greqi, ndërsa një tjetër në Francë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre të pandehurit, shtetasit M.G., E.H. dhe F.Ç., për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal. Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në kuadër të procedimit penal nr.1394/2022, u arrit të provohet se, në datën 19.11.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Klos, Bashkia Mallakastër, shtetasit M.G., E.H., F.Ç. në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit C. Sh., të cilin edhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit, shtetasi C. Sh ndërroi jetë”, thotë Prokuroria në njoftimin zyrtar.

Tanimë të tre autorët do të dalin para gjykatës për dy vepra penale, atë të “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje e prodhim armësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com