Vranë babë e bir në banesë/ Apeli lë në fuqi dënimin, burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për Arjdan Çapjan dhe 5 të pandehur të tjerë të akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur më 15 gusht të 2012-ës.

Togat e zeza të Apelit të posaçëm kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Capjan, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun.

Ndërsa nga 25 vite burg togat e zeza vendosën për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 15.11.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 53 akti, datë 14.09.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.Ç., E.B., K.D., E.C., F.Ç., O.L., si dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri A.Ç. (alias Ç.) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ç. (alias Ç.) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri F.Ç. (alias Ç.), dënohet me burgim të përjetshëm.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin F.Ç. (alias Ç.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.L., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri O.L. (alias J.K., alias G.L.) dënohet me burgim të përjetshëm.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin O.L. (alias J.K., alias G.L.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe të nenit 37/a pika 4 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.B. dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.B. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri K.D. dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin K.D. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.C. (alias Ç), dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.C. (alias Ç), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit) të lëshuar në datë 17.06.2021, nga prokurori Behar Dibra, si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale, disponohet si më poshtë:
Të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit:

– Arma e zjarrit me numër 14224314, armë zjarri kallashnikov i kalibrit 7,62 mm x 39 mm, e fabrikuar dhe e prodhimit standard luftarak; 60 (gjashtëdhjetë) copë fishekë luftarak të fabrikuar, të kalibrit 7,62 mm x 39 mm, si dhe bajoneta;

– Radiot marrëse – dhënëse të sekuestruara.

Të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit:

– CD të përgjimeve telefonike, përgjimeve ambientale, CD me foto dhe CD të akteve të ekspertimit, gjithsej 111 (njëqind e njëmbëdhjetë) copë.

Të asgjësohen/të zhduken:

– Automjeti “Mercedes Benz”, Daimler Chrysler E Class, katër fenerësh, i djegur plotësisht dhe me targa me mbishkrimin {…} (të fundit të vjedhura automjetit të shtetasit K.A.);

– dy targat {…};

– dokumentacioni: leje qarkullimi e shtetasit E.M., për automjetin autoveturë “Mercedes Benz”, {…}, ngjyrë e zezë, me nr. shasie {…}, çertifikatë e kontrollit fizik lëshuar në emër të E.B., për mjetin me targë {…}, procesverbal i konstatimit të shkeljes nr. {…}, datë 20.11.2012, Kontratë Shitblerje Pasuri e Paluajtshme bashkëlidhur.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore, në vlerën përkatëse, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com