Gati 17 vite pas vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, dy prej të dyshuarve janë arrestuar në Korçë nga hetimet e përbashkëta me autoritetet greke.
Policia greke kishte dërguar një letër porosi për vrasjen e 25-vjeçarit në Athinë më 6 Dhjetor 2008, autoritetet e Korçës hetuan dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në krim.
Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi A. Xh. dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve:
G. L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
/a.r