Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Është bllokuar nga ana e partizanizmit, por jo nga PS

Ministri Arbjan Mazniku thotë se çështja e votimit të emigrantëve ka vite që është shtruar për diskutim nga Partia Socialiste, por nuk është avancuar për shkak të asaj që ai e quan “partizanizmit”, duke ju referuar partive opozitare.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Mazniku tha se vënia në zbatim e votimit të emigrantëve nuk është bllokuar nga PS.

“Partia Socialiste si forcë politike ka qenë forca që ka propozuar në mënyrë eksplicite vendosjen e parashikimeve në Kodin Elektoral për ta mundësuar, por siç ka ndodhur në mënyrë sistematike ka pasur nevojë që të jenë biopartizane dhe problemi i aplikimit praktik ka qenë problemi që janë bllokuar nga ana e partizanizmit por jo nga PS”.

Megjithatë, Mazniku theksoi se votimi i emigrantëve mund të bëhet, por duhen diskutuar elementë teknikë dhe ligjorë në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Vota e emigrantëve është pjesë e tryezës së famshme të Komisionit për Reformën. Ka elementë ligjorë. Do kemi të bëjmë me një zonë të posaçme elektorale, e cila është e padefinuar. Çështje thelbi është ka nevojë për një seri zgjidhjesh teknike dhe ligjore. Nuk ka asnjë çështje për të cilën nuk ka zgjidhje”, u shpreh Mazniku.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com