Qeveria shqiptare është gati të shtyjë vlefshmërinë e afatit të pasaportave dhe kartave të identitetit për të gjithë emigrantët në diasporë nëpërmjet miratimit të një akti normativ që do t’i mundësonte atyre pjesëmarrjen në votimin e zgjedhjeve të ardhshme të 11-Majit.
“Do të shihet fillimisht se sa emigrant do të regjistrohen dhe më pas qeveria do ta ndërmarrë një hap patjetër”, tha Elena Xhina, Përfaqësuese ligjore e PS
Në një intervistë për Vizion Plus, Xhina tha se Partia Socialiste bie dakord me propozimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që vota e emigrantëve të administrohet nga KQZ duke e konsideruar këtë veprim më pranë depolitizimit të administratës zgjedhore.
“PS nuk ka kundërshtime, ne kemi ngritur pretendimin në disa terma teknik por që në parim jemi dakord, kjo të ta hidhte një hap më afër depolititimit të administratës zgjedhore”, tha ndër të tjera Xhina.
Për përfaqësuesen e Partisë Socialiste vota e diasporës do të ketë një hapësirë të konsiderueshme në ‘hambarin’ e votave të përgjithshme drejt selisë rozë në çastin final të votimit.