Vota e diasporës/ Rreth 40% e aplikimeve nga emigrantët janë refuzuar prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Shifrat e KQZ tregojnë se gabimet në aplikim nga diaspora janë të shumta. Por cilat janë shkaqet e pasaktësive të kërkesave?

“Rasti në fjalë është një aplikim i ardhur nga Gjermania, ku plotësimi i adresës manualiasht nga zgjedhësi duket se është bërë korrekt, por vërtetimi adresës mungon se ato kanë futur një pasaportë të shtetit shqiptar që nuk verifikon adresën e qëndrimit jashtë. Në këtë rast personi duhet të sillte një dokumentacion gjerman, më i thjeshti, karta gjermane e ID, qe nga pas ka adresën ku banon”, shprehet Redion Lila nga KQZ.

Gabimet që operatorët hasin gjerësisht janë aplikimet që mbërrijnë nga Italia ku shqiptarët harrojnë të skanojnë pjesën e pasme të dokumentit që përmban adresën dhe mjaftohen vetëm me pjesën ballore. “Mjafton që të kapë foto vetëm faqen e pasme ku ndodhet edhe emri dhe mbiemri i tij që na duhet për të verifikuar identitetin e tij po ashtu ka dhe adresën që na mjafton si provë”, shprehet më tej ai.

Rasti numër tre që ndodh shpesh është ngarkimi i paplotë e dokumenteve që vërteton adresën ku duhet t’i shkojë fleta e votimit. “Kemi aplikim të ardhur nga Greqia, zgjedhësi në fjalë ka vendosur dokument zyrtar grek i Cili përbehet nga dy apo tre faqes ku faqja e pare ka emrin e tij dhe te familjareve dhe në faqen e dytë ka adresën. Ka vendosur vetëm faqen e parë. Ky rast do sjellë refuzim dhe ai mund te riaplikojë”, shton ai.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë të shpërndarë në të katërt anët e globit, që nga vendete zhvilluara deri te ato të harruara. Por fluksi i madh i kërkesave për regjistrim por shoqërohet paralelisht me mijëra refuzime, por diaspora ka shans të korrigjojë aplikimin duke lexuar arsyet e plota të cilat i shkojnë në adresën e tij në PER se ku ka gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com