Vota e diasporës/ 60 mijë shqiptarë aplikojnë në PER për t’u regjistruar, ja gabimi që çon në refuzimin e kërkesave

Këtë të enjte, totali i kërkesave për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë ka kaluar 60 mijë. KQZ ka përpunuar 95 % të tyre, por ka pranuar të regjistrojë vetëm gjysmën e atyre që kanë aplikuar.

36 mijë persona ja kanë dalë me sukses të dërgojnë të dhëna të sakta për veten dhe adresën e tyre.

Ndërkohë, që deri më sot, 21 500 raste janë refuzuar. Gabimi kryesor i thuajse të gjitha rasteve, është se nuk kanë provuar si duhet adresën ku jetojnë.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 4 mars, dhe secili që refuzohet, deri në këtë datë, ka të drejtë ta provojë përsëri pafundësisht, pasi nuk ka limite se sa herë mund të gabosh.

2 200 emigrantë kanë përdorur për tu regjistruar një dokument të skaduar shqiptar për tu identifikuar si zgjedhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com