Von der Leyen e presin me lule në Kiev: Jam këtu për të sjellë mbështetjen e Europës

Ndërsa dimri po afron, situata në terrenin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë pritet të bëhet edhe më e vështirë.

Kievi ka nevojë për ndihmë dhe Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen në Kiev, ka udhëtuar mëngjesin e së premtes në kryeqytetin ukrainas.

Von der Leyen ka njoftuar vizitën e saj me anë të një postimi që ka bërë këtë mëngjes në rrjetet sociale, aty ku ka postuar një foto të sajën nga stacioni hekurudhor i Kievit, ndërsa bashkëngjitur shkruan:

“Ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjen e saj të guximshme. Unë jam këtu për të diskutuar mbështetjen e Europës. Nga përgatitja e dimrit te mbrojtja”, shkroi Von der Leyen.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com