Një 41-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje është arrestuar nga policia e Tiranës.
Shtetasi S.H, akuzohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare në një market.
Ai rezukton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale në shtetin francez.
“41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën “Sitki Çiço””, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
/a.r