Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur një motomjet.
BalkanWeb mëson se në pranga shtetasi Aleksandër Seferi, me precedent penal për të njëjtën vepër.
Njoftimi i policisë:
Vodhi një motomjet në Sarandë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim.
Sapo janë njoftuar se në një banesë në lagjen “Gjashtë”, ishte vjedhur një motomjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj vjedhjeje, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjetin e vjedhur.