Vodhi karta krediti dhe tërhoqi para me to, në pranga 38 vjeçari

Një 38 vjeçar i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar nga policia e Dimalit në fshatin Pashalli.

Mësohet se shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Kuçovë vodhi një kartë krediti dhe karta identiteti një ditë më parë në një banesë në fshatin Pashalli, dhe tërhoqi para me to.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të 2 kallëzimeve, për vjedhjen e një shume parash, në një lokal në fshatin Pashalli, dhe për vjedhjen e 1 karte krediti, 2 kartave të identitetit, veglave të punës dhe veshjeve, në një banesë në këtë fshat, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal finalizuan operacionin të koduar “One day”.

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, pak orë pas vjedhjeve, autori i rasteve, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Kuçovë.

Me kartat e vjedhura në banesë, 38-vjeçari tërhoqi në bankë, një shumë parash.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com