Vodhën një “Benz” dhe “BMW” në Elbasan, arrestohet një nga hajdutët

Aktiviteti i dy grabitësve nga Elbasani, të cilët në bashkëpunim vidhnin makina është zbuluar nga policia.

Uniformat blu kanë vënë në pranga një prej tyre, 26-vjeçarin me inicialet F. B., ndërsa është shpallu në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij 35 vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Retro”. Si rezultat, u arrestua njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi F. B., 26 vjeç, banues në Elbasan. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit tjetër, shtetasit L. P., 35 vjeç, banues në Elbasan”, bën me dije policia.

Të 2 autorët janë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Sakaq, autoritetet kanë dokumentuar të paktën dy grabitje të kryera prej tyre në harkun kohor të dy javëve.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen “Shënkoll”, një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. D., 65 vjeç. Gjithashtu, shtetasit F. B. dhe L. P. dyshohen autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 24.09.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, të një automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. M., 78 vjeç”, sqaron policia.

Blutë kanë arritur të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”, që u gjet në lagjen “Shënkoll”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com