Vodhën 55 mijë Euro në një banesë në Fushë Krujë, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër nga Vlora janë vënë në pranga në Krujë. Dyshohet se para 1 jave, Santiago e Sebastjan Dalipaj kanë vjedhur 55 mijë euro në një banesë në Fushë Krujë. Përveç parave ata kanë marrë edhe aksesorë të ndryshëm floriri.

“Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Survejimi”. Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Santiago Dalipaj, 30 vjeç, dhe Sebastjan Dalipaj, 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

Uniformat blu kanë shpërndarë pamjet nga momenti i arrestimit të dy të rinjve. Ata ishin duke udhëtuar me një makinë tip Opel kur janë vënë në pranga.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com