Deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Darko Kostadinovski, i cili dy ditë më parë tha se ligji për përdorimin e gjuhëve mund edhe të shfuqizohet, që sipas tij, ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, ka pasur reagime nga spektri politik shqiptar.
Duke e konsideruar këtë të motivuar politikisht, Fronti Europian, i kryesuar nga BDI-ja, kërkohet që të mos preket gjuha shqipe, ndërsa paralajmërimet për “heqje të dilemave” i shohin si të motivuara politikisht.
Koalicioni i partive shqiptare në qeveri “VLEN” ka deklaruar se kjo është një “përpjekje për grusht shteti”
Në lidhje me situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, ka biseduar drejtëpërdrejtë për RTSH-24, gazetari nga Tetova, Seladin Xhezairi, i cili theksoi se vetë deklarata e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka krijuar një lloj kaosi politik ku dhe sipas ngjasave do të ketë dhe qëndrime goxha më të forta nga partitë shqiptare, qoftë opozitë apo koalicionit qeveritar.
“Shqiptarët e fituan të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe me shumë peripeci dhe më pas nisën të përfaqësohen në organet e sistemit me atë të famshmen 20%. Deri para 2-3 muajsh ja dolën që shqiptarët të keni përfaqësi deri në nivelin e Kryetarit të Parlamentit apo për pak kohe dhe kryeministër shqiptar, ministër të parë të mbrojtjes, ministër të parë të jashtëm shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut”.
Përdorimi i gjuhës shqipe, vijon ai, ka qenë goxha i avancuar pikërisht për shkak të Marrëveshjes së Ohrit ku është miratuar nga Kuvendi një ligj për hirë të së vërtetës ka pasur ankesa që nganjëherë kanë qenë të deponuara nga Gjykatën kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe çuditërisht pas një kohe të gjatë ky institucion ka lënë të kuptohet që do të marr në shqyrtim ankesat të disfavorshme për shqiptarët për të rishikuar ligjin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
Në gjykimin tim vazhdon gazetari Xhezairi, kjo tha ai, do të hap “Kutinë e Pandorës’ ku partitë shqiptare, qofshin këto në pozitë apo në opozitë, nuk do të pranojmë reduktimin apo tkurrjen e gjuhës shqipe.
Xhezairi shton se, nga qarqet maqedonase pothuajse ishte paralajmëruar se do të ndodhte një gjë e tillë pikërisht në sensin e zvogëlimit të së drejtës së shqiptarëve dhe përfaqësimit i tyre në sistem.
“Këtë situatë e ka ndihmuar goxha shumë dhe shpërfaqja e nacionalizmit maqedonas , ku nga njëra anë fitorja e thellë në zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe Presidenciale e partisë VRMNO-DPMNE por nga ana tjetër dhe përfshirja e aleatit shqiptar e grupimit “VLEN” që për hirë të së vërtetës ne krahasim me koalicionin tjetër shqiptar “Fronti Europian” ka disa mandate më pak”.
Kjo tha ai, në gjykimin tim nuk do të shpëtoi pa një përgjigje goxha serioze të palës shqiptare.
“Opozita më e madhe në Maqedoninë e Veriut që përfaqësohet nga partia shqiptarëve të drejtuara nga BDI-ja e Ali Ahmetit po del si partia më e madhe në opozitë në Parlament sepse edhe këtu opozita tjetër e PSD-s po përballet me probleme të brendshme.”
Për shkak se çështje e ngritura së fundmi nuk janë përmbyllur asht sikurse duhet , kjo lë hapësire për tensione të reja sepse shqiptarët nuk do të pajtohen me rrudhjen e të së drejtës së përfaqësimit apo dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
Kjo qeveri që në ardhjen në pushtet i riaktivizojë problemet që ka pasur me fqinjët, ku që në fillim lindën problemet me Greqinë për shkak të hezitimit të lidershipit aktual për mos përdorimin e emrit kushtetues.
“Që në fillim të nisjes së mandatit kjo qeveri nuk pranoi të përdorte emrin kushtetues të Maqedonisë së Veriut, më pas vuri në pikëpyetje dhe traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, duke e shpërfillur kushtin e BE-së për ndryshimin e kushtetutës dhe përfshirjen e minoriteti bullgar në aktin më të lart juridik të vendit. Kjo e bënë shumë të zbetë 100 ditshin e parë të qeverisë së kryeministrit ku së fundmi duket dhe problem me shqiptarët.”