Një shtetas francez është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në Vlorë.
Ka dyshime se ai kishte disa ditë i vdekur në banesë, ndërsa dyshohet se shkaqet janë natyrale.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kishin ditë që nuk e kishin dëgjuar.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes./m.j