Vlora si Venecia/ Kryebashkiaku Dredha kërkon ndihmën e ushtrisë: Janë evakuuar 30 familje

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dresha thotë se situata është alarmante në qytet nga reshjet e dendura të shiut. Në një prononcim për mediat, ai thotë se deri më tani janë evakuuar 30 familje ndërkohë që kanë vënë në dispozicion edhe konviktet e shkollave mjekësore për ata që do të kenë nevojë.

“Situata vazhdon të jetë jo ajo që duam për shkak të prurjeve të reshjeve të dendura dhe zgjati për 2 orë e gjysmë pa ndalim, gjë që shkaktoi një efekt negativ edhe te pjesa e kanalit të ujërave të larta, i cili ka dalë jashtë shtratit dhe uji më pas ka vërshuar në qytet. Jemi munduar me të gjitha mjetet dhe njerëzit në dispozicion që të jemi në terren dhe të menaxhojmë situatën por ka qenë alarmante megjithatë, do të mundohemi sa të mundemi.

Ka shumë banesa sepse janë prekur disa lagjet, ka pasur përmbytje edhe në banesa. Jemi marrë më shumë për pjesën e evakuimit për jetët e njerëzve që është më kryesorja por deri pak më parë, ishin mbi 30 familje që u evakuuan nga banesat. Jemi të gjithë në terren me ekipin e emergjencave civile për të vënë në dispozicion konviktet e shkollave mjekësore. Edhe kompani që merren me ndërtimin janë vënë në dispozicion për të na ndihmuar sepse është një territor shumë i madh, dua të them se hidrovori ka qenë gjithmonë në punë por me ato prurje reshjesh kaloi edhe mbi nivelin e detit për një kohë, gjë që ishte e pamundur të ishin në sasinë e duhur. Shpresoj që shumë shpejt qyteti të kthehet në normalitet.”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com