Vlora në errësirë, shënohen të shtëna me armë në Bulevardin “Ismail Qemali”, reagon Policia

Të shtëna me armë zjarri përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë.

Burime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër një herë duke përfituar dhe nga errësira ku përfshiu qytetin e Vlorës, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Nuk ka persona të lënduar apo vendngjarje. Policia po punon për gjetjen e autorit.

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com