Vlera e Bitcoinit për herë të parë tejkalon 100 mijë dollarë

Çmimi i Bitcoinit tejkaloi 100 mijë dollarë, gjë që ndodh për herë të parë, duke shënuar kulmin e rritjes së vlerës së kriptomonedhës me mbi 30 për qind që nga zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

Kriptomonedha më e madhe në botë kishte një çmim prej rreth 68 mijë dollarësh në prag të ditës së zgjedhjeve, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve arriti vlerën prej 75 mijë dollarëve.

Fitorja e Donald Trumpit ndaj Kamala Harrisit rriti ndjenjën e investitorëve, duke e çuar Bitcoinin në nivele të reja rekord.

Me rritjen e fundin të çmimit që ndodhi mbrëmë, Bitcoin arriti të tregtohej me mbi 104 mijë dollarë, çmimi më i lartë që ka arritur ndonjëherë.

Gjatë fushatës së tij, Trump u zotua për një qasje rregullatore pro kriptove, duke premtuar se do ta bënte SHBA-në “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe duke njoftuar planet gjatë një konference verore për të krijuar një bord këshillues të kriptove.

Më herët gjatë ditës, Trump zgjodhi Paul Atkinsin, një person që ka qasje pozitive ndaj kriptove, për të udhëhequr Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, duke ndezur optimizëm për një rregullator më miqësor ndaj industrisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com