“Vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë botën”, Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë (FOTO)

Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, e cila quhet Melody.

“Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron të gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! Melody Ikonomi Greço”, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen e saj.

Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” foton e para me të bijën, ku natyrisht duket tejet e lumtur me beben në krah.

Blendi Greço është bashkëshorti i Marizës dhe babai i vajzës së saj. Mariza dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com