10 deri 20 mijë euro i shisnin Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço, veprat e artit që vidhnin nga parqet arkeologjike në vendin tonë.
Sipas policisë, të dyshuarit ua shisnin statujat dhe ikonat shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi.
Ato ranë në pranga këtë fundjavë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Në makinë iu gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme./m.j