Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Analisti Arben Meçe ka komentuar në emisionin “360 Gradë” në “ABC News”, ngjarjen e raportuar më herët, në lidhje me ndërhyrjen e paautorizuar në e-mailet e disa prokurorëve për të marrë në mënyrë të paligjshme informacione mbi dosjet hetimore të SPAK.

“Të gjitha tezat kanë një të vërtetë në vetvete. Por në këtë lojë ai që po intrigon bisedën është diçka që po ndodh brenda SPAK. Regjistrimet e fundit që kanë dalë, nuk janë predispozuar, por pretendohet se kanë vjedhur të dhëna., Por nuk ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda sepse janë rrjete të mbyllura. Gjithë materiali ruhet në server dhe nuk ka usb në organet e sigurisë, në asnjë vend. E-maili është një mjet komunikimi por nuk ka lidhje të brendshme dhe të jashtme, pasi nuk është i drejtpërdrejtë sepse është objekti më i zbulueshëm. Dhe nuk transmetohen në e-mail dosje, në gjithë analizën nuk më rezulton që kemi marrje të materialit nga jashtë. Hetimet janë sekrete. Edhe në folderët e çdo hetuesi nuk mund të futesh. Ky që ka ndërhyrë nga brenda, e ka bërë se do të mbulojë një çështje të vetëm”, tha ndër të tjera Meçe.

Kujtojmë se në një deklaratë zyrtare, më herët SPAK deklaroi se ka pasur një ndërhyrje që është kryer mbrëmjen e 12 marsit, ku edhe është realizuar marrja e informacioneve nga hakerimi i adresave të prokurorëve, por jo dosje hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com