Vizitat e Xi Jinping në Europë: Marrëdhënie në nivel strategjik me Hungarinë dhe Serbinë

Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik. Vendimi u bë i ditur gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Europë.

Në pasditen e së enjtes kryeministri hungarez Viktor Orban zhvilloi bisedime me presidentin kinez Xi Jinping.

Udhëheqësit e të dy vendeve deklaruan së bashku ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e partneritetit të gjithanshëm

Kryeministri hungarez Orban u shpreh se suksesi i marrëdhënieve Hungari-Kinë dëshmon se vendet e mëdha dhe të vogla mund ta respektojnë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë për përfitim reciprok. Sipas tij, Hungaria nuk do ta harrojë mbështetjen në kohë dhe të çmuar të Kinës kur ka qenë në vështirësi dhe do të vazhdojë të jetë “mik i hekurt” i Kinës, do ta mbështesë Kinën në mbrojtjen e interesave të saj thelbësore dhe të drejtave të ligjshme, dhe do t’i përmbahet, ashtu si edhe në të kaluarën, parimit të “Një Kine”. Nisma “Një brez, një rrugë”, ku Hungaria dhe Kina janë vende bashkëndërtuese, ka arritur sukses të madh, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar jetesën e njerëzve në Hungari. Hungaria shpreson të vazhdojë të punojë me Kinën për të forcuar bashkëpunimin në ekonomi, tregti, energjitë e reja dhe fusha të tjera, si edhe mirëpret më shumë kompani kineze për të investuar dhe bashkëpunuar në Hungari. Vendosmëria e Hungarisë për të thelluar bashkëpunimin me Kinën është e palëkundur dhe nuk pranon ndërhyrjen nga asnjë forcë. Zhvillimi i Kinës është më shumë mundësi sesa rrezik për Evropën, vijoi më tej Orban, duke shtuar se Hungaria është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin shumëpalësh me Kinën për të mbrojtur së bashku paqen dhe qëndrueshmërinë botërore. Si vend që mban presidencën e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit, Hungaria është e gatshme të bëjë përpjekje aktive për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve BE-Kinë dhe bashkëpunimin me vendet e Evropës Qëndrore e Lindore.

Xi Jinping-u u shpreh se pala kineze e vlerëson ndjekjen afatgjatë dhe të vendosur nga pala hungareze të politikave miqësore ndaj KinësKina mbështet fuqishëm Hungarinë në ndjekjen e një rruge zhvillimi që u përshtatet kushteve të saj kombëtare. Modernizimi i stilit kinez do të sjellë patjetër më shumë mundësi për vendet e mbarë botës. Hungaria është e mirëpritur të bëhet një bashkudhëtare në rrugën e Kinës gjatë modernizimit të stilit kinez.

Presidenti Xi u shpreh në vijim që Kina është e gatshme të punojë me Hungarinë për të forcuar integrimin e strategjive të zhvillimit, duke çuar përpara bashkëpunimin në infrastrukturë, energjinë e gjelbër, inteligjencën artificiale etj.

Xi shprehu shpresën se Hungaria, si presidente e radhës e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti, do të luajë një rol aktiv në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE dhe të luajë një rol të rëndësishëm për ta nxitur bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në shërbim të shtimit të mirëqenies së popujve të ndryshëm.

Pas bisedimeve, liderët e të dy vendeve publikuan Deklaratën e përbashkët për ngritjen e marrëdhënieve dhe dëshmuan shkëmbimin e një sërë dokumentesh bashkëpunimi dypalësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com