Vizita e Blinken/ Gjekmarkaj: Nëse takon Dumanin, do t’i japë zemër SPAK të veprojë ndaj Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për Panorama TV ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë duke e konsideruar “një moment pozitiv”, teksa shton se është i mirëpritur nga shqiptarët.

Gjekmarkaj u shpreh se nëse Blinken do të takohen me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, do t’i japë zemër SPAK të veprojë kundër Qeverisë.

Ai shtoi se opozita nuk e rrezikon SPAK, por pushteti absolut, i cili sipas tij, mund të shndërrohet në armikun e Prokurorisë së Posaçme.

“Mendoj që çdo zyrtar që vjen nga SHBA është i mirëpritur dhe duartrokitur nga shqiptarët. Vizitën e Blinken e shoh si moment pozitiv për Shqipërinë dhe çdo koment do të ishte i tepërt.

Nuk e di axhendën e Blinken, nëse do të takoj Dumanin do ti japë zemër SPAK të veprojë kundër qeverisë dhe ta mbrojë nga qeveria. Nuk është opozita që e rrezikon SPAK por pushteti  i cili është absolut që mund të shndërrohet në armikun e tij. Nëse kjo ndodh, ka informacion që ka presion mbi SPAK”, tha Gjekmarkaj.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com