Ministri i Brendshëm, Tualant Balla ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Abu Dhabi.
Balla është pritur në takim nga Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan.
Ai shton se palët do të diskutojnë gjatë këtij takimi mbi forcimin e bashkëpunimit të autoriteteve përkatëse.
Gjatë takimit ministrat u dakordësuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet ngritjes së Task Forcës së përbashkët që do të adresojë të gjitha çështjet e përbashkëta, ku përfshihet lufta kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA./m.j
Postimi:
Abu Dhabi – I nderuar nga mikpritja e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Saif Bin Zayed Al Nayan, me të cilin do të diskutojmë mbi forcimin e bashkëpunimit