Viti i ri shkollor, Rama: Urime për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata të klasave të para

Në nisje të këtij viti të ri shkollor, kreu i qeverisë Edi Rama i ka uruar suksese të gjithë nxënësve, veçanërisht atyre që ulen për herë të para në bankat e shkollës.

“Mirmëngjes, dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata të klasave të para që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit dhe prindërit, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.

Ditën e sotme, 9 shtator, ka nisur viti i ri shkollor 2024-2025 për 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në 1725 shkolla në të gjithë vendin. 28 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta.

25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë.

Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës.

850 psikologë dhe punonjës social nëpër shkolla, 50 më shumë se 2023.

Po ashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla, 40 më shumë se në 2023.

Mbi 230 mijë nxënës përfituan këtë vit librat falas. Ky vit nis edhe me rritjen e pagës për 31 mijë mësues në vlerën 950 euro.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com