Viti i Ri nis në mënyrë tragjike në Mal të Zi, disa persona të vrarë me armë zjarri

Rreth 5 persona kanë vdekur në Cetinje të Malit të Zi nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë atje, konfirmuan për “Vijesta” nga disa burime jozyrtare.

Sipas të njëjtave informata, policia është në kërkim të autorit të dyshuar.

Sipas informacioneve të “Vijesti” nga Drejtoria e Policisë, një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur pasdite në qytetin e Bajices në një tavernë ku një person tashmë identifikuar u ka marrë jetën disa personave me përdorimin e armëve të zjarrit.

Mësohet se fillimisht ka ndodhur një përleshje në një lokal në periferi të Cetinjes, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com