Viti 2024, nën shënjestrën e SPAK/ Avokati: Goditjet, efekte pozitive. Pandëshkueshmëria ka rënë

Avokati Edmond Petraj thotë se goditjet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), kanë dhënë efekte pozitive.

Në një intervistë për “Tirana Live”, petraj u shpreh se pandëshkueshmëria në Shqipëri ka rënë.

“Unë e shikoj pozitive si ka vepruar. Por ka edhe elementë që mund të bëheshin më mirë, profesionalizëm më të fortë. Hetimi pasuror përbën kompleksitet, është hetim që kërkon shumë profesionalizëm. Të gjitha ato që dalin nga SPAK, pastaj nga gjykata mbetet për t’u parë. Pjesa e pandëshkueshmërisë në Shqipëri kanë rënë. Ka shumë persona të hetuar, me masa sigurie. Zoti Veliaj është person në hetim dhe kaq duhet të jetë. Por jo që të jepte elementë se për çfarë ai po hetohet. E shikoj të gabuar këtë.  Se si vepruan për Veliajn, më dha shije të keqe. U dorëzua përparea turmës, që kërkonte arrestimin. Nuk kemi të bëjmë me personazhe të thjeshtë, por që kanë akses në politikë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com