Viti 2024 mund të jetë më i nxehti në histori, agjencia e BE: Mesatarja u rrit me 0.76 gradë

Ky vit mund të hyjë në histori si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.

Agjencia Europiane Kopernikus, që mbikëqyr ndryshimet klimatike thotë se mesatarja e temperaturave globale gjatë 12 muajve të fundit, është rritur me 0.76 gradë Celsius, krahasuar me mesataren e 3 dekadave nga viti 1991 deri në 2020.

Mesatarja e 12 muajve të fundit është po ashtu 1.64 gradë më e lartë se ajo e periudhës para industrializimit që si periudhë përllogaritet gjysma e dytë e shekullit të 19-të.

Ky vit pritet t’i marrë rekordin 2023-shit që shënoi temperaturat mesatare më të larta mujore duke nisur nga Korriku i kaluar.

Ekspertët e Kopernikus, megjithatë besojnë se Korriku i dha fund vargut të muajve që shënuan temperaturat më të larta në histori, pasi përfundon edhe fenomeni El Ninjo i ngrohjes së oqeaneve që bllokojnë rrymat e ftohta polare të freskojnë globin.

Rritja e temperaturave, shkaktare e katastrofave natyrore nëpër botë lidhet kryesisht me çlirimin në atmosferë të dioksidit të karbonit nga karburantet e automjeteve dhe të industrisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com