“Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë”/ Alfio Rrotani pjesë e BBVIP: Nëse gjej dashurinë aty brenda…

Alfio Rrotani është shef kuzhine dhe sipërmarrës, i cili nga sot do të jetë edhe banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ai ka lindur në Shkodër më 5.07.1989, ku duke u rritur vendosi të ndjekë shkollën e kuzhinës. Rastësisht dëgjoi për audicionet e Masterchef në Shqipëri dhe vendosi që të aplikojë. Pavarësisht se ishte rritur në Itali, zemra e tij ishte gjithmonë në Shqipëri. E nisi si një lojë, por ia doli që të marrë çmimin e parë falë aftësive të tij në kuzhinë. Nga aty e gjithë jeta e tij ndryshoi. U zhvendos tërësisht në Tiranë dhe nisi të merret me shumë projekte televizive, botoi librin e pare të gatimit dhe hapi një restorant.

Ai ka treguar se në “Big Brother“ hynë sepse ka nevojë për ndryshim, teksa mbetet i hapur edhe për të gjetur dashurinë.

“Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për mua, kam pasur probleme në biznes, më familje, në shoqëri. Kam kaluar një divorc dhe nuk ka qenë e lehët. Kam nevojë për një ndryshim. Unë dua të jem shembull për djalin tim, i cili dua që të thotë ‘dua të bëhem si babi’. Kam nja dy vite që zemra ime sikur ka vdekur për sa I përket njerëzve. Por do ishte shumë bukur nëse aty Brenda do gjeja dikë që do e doja.”- tha Alfio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com