Borxhi publik ka prekur nivelin më të ulët në 16 vite. Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se pavarësisht kësaj objektivi kryesor buxhetit të shtetit mbetet që për vitin 2025 niveli i borxhit të arrijë në 55.8% të prodhimit të brendshëm bruto.
Për kreun e financave me rëndësi vitin e ardhshëm do jetë edhe marrja e granteve dhe huave me terma të buta në një shumë totale prej rreth 922 milionë Euro që do të përfitohen nga plani i rritjes
Sipas ministrit të financave Shqipëria pritet të dalë me një Eurobond brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm në vlerën e 600 mln eurove që do të shkoj per te mbuluar Eurobondin e vitit 2018 qe maturohet me tetor.