Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga zbukurimet që po bëhen me rastin e 17 Shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
“Vigjilje Feste Pavarësie”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Dita e Pavarësisë së Kosovës festohet çdo vit më 17 shkurt. Kjo është një festë e luftës së gjatë të kombit për shpalljen e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.
Qeveria e Kosovës ka përgatitur manifestime shtetërore që do të mbahen gjatë këtij viti me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Logoja e sivjetme për shënimin e ditës së pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt është: “Gjashtëmbëdhjetë Kosovë, ne të dalim zot!”