Një vjedhje e përmasave të mëdha ka ndodhur në dyqanin e bizhuterive Bulgari në via Condotti në zemër të Romës. Alarmi u ndez rreth mesnatës, pasi disa hajdutë hynë në argjendarinë, duke kaluar nëpër bodrum, përmes një vrime të krijuar në dysheme, nga e cila arritën të hynin në një dhomë shërbimi.
Sipas vlerësimeve fillestare, produktet e vjedhura kapnin shifrën e 500 mijë eurove. Hetimet për ngjarjen janë duke u zhvilluar nga oficerë policie të Romës.
Sipas asaj që rezultoi, hajdutët pasi kanë hyrë në argjendari, kanë thyer xhamat dhe kanë vjedhur bizhuteritë brenda. Policia ka kryer matjet, duke kontrolluar edhe vrimën në dysheme që lidhte dyqanin me bodrumin e një pallati, si edhe janë duke u shqyrtuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.
/a.r