VIDEOLAJM / Nën gjurmët e Ilir Metës, Tedi Blushi nis të recitojë si kryetari: Lumja ti moj Korça lule…

Tedi Blushi ka nisur të recitojë si kryetari i tij, Ilir Meta. Teksa ka zhvilluar një takim në Korçë, Blushi ka ndarë edhe një video teksa reciton “Lumja t’i moj Korça lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua”.

Blushi është një nga të besuarit e Ilir Metës, ndërsa ai e ka propozuar edhe si sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

Mes rreshtave, edhe Blushi shkruan se nuk i pranojnë tradhtarët, akuza këto që janë interpretuar se i drejtohen grupit të Kryemadhit.

“Lumja t’i moj Korça lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua” Sonte në qytetin tim të lindjes, në Korçën e Rilindjes së vërtetë, të dijes, kulturës, arsimit, patriotizmit dhe vlerave kombëtare, që gjithmonë ka prirë në betejat për Liri.

Sepse siç e thotë aq bukur Markeli: “Që kur kemi lerë, as jemi shitur, as jemi blerë”. Korça ka në zemër Shqipërinë. Nuk e pranon dot tradhtinë, pabesinë, mashtrimin dhe intrigat ndaj Atdheut!

Me delegatët e Korçës që vrapojnë zjarr drejt Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe që mezi presin të votojnë për 5 prioritetet kryesore për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Blushi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com