Video e shpërndarë në rrjetin X, ish-Twitter, tregon burrin me pantallona të shkurtra të bardha që kalonte pranë çiftit të moshuar në një rrugë në Keighley, në veri të Anglisë.
Pasi shkëmbehen disa fjalë shihet qe këmbehen mes tyre dhe i riu kthehet te burri i moshuar duke e qëlluar fillimisht me shkelm e e me pas me grushte duke e rrëzuar në trotuar. I moshuari përpiqet të largojë sulmuesin që vijon ta abuzojë, derisa një burrë me bluzë gri afrohet, kupton situatën dhe tërheq sulmuesin nga veshjet dhe nis t’i japë mësimin e menjëherëshëm.
Një tjetër ‘qytetar i ndërgjegjshëm’ afrohet dhe ndihmon në dhënien e mësimit për burrin që sulmoi të moshuarin, ndërsa ky i fundit u ndihmua të ngrihej sërisht në këmbë.
Një postim i videos që nuk ka audio, është shikuar me shume se 1 milionë herë në rrjet.
Një përdorues dha opinionin e tij për ngjarjen: “Ai mori atë që meritonte, respekt për dy djemtë që ndihmuan të moshuarin”.
Policia tha se po heton incidentin dhe se kërkon informacion nga publiku dhe dëshmitarët, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.