VIDEO+EMRI/ Momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit shqiptar, si u fsheh në Itali për 11 vite, përdori identitetin e vëllait të sëmurë

Policia italiane ka publikuar videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit nga autoritetet shqiptare Gjovalin Lesi, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit në Rubik, në 1997.

Ai kishte arritur që përgjatë këtyre viteve të fshihej në Itali, duke përdorur identitetin e vëllait të tij. (Video e gjeni duke klikuar KËTU)

Referuar mediave italiane, në vitin 2003 ai kishte falsifikuar identitetin e vëllait, i cili vuan nga aftësia e kufizuar, dhe kishte mundur që të jetonte “qetësisht” në Itali.

Autoritetet italiane dhe pala shqiptare kanë shkëmbyer informacione dhe kanë kryer aktivitete intensive vëzhgimi me qëllim gjetjen e të arratisurit të rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg përjetë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com