Një zjarr masiv ka përfshirë një godinë të vjetër në qyetin e Sarandës. Ndërtesa në qendër të qytetit njihet si “Bar Lulishtja”, një prej bareve historike të Sarandës në kohën e komunizmit.
Flakët masive kanë djegur pjesën e çatisë së ndërtesës dhe u përhapën me shpejtësi duke e rrezikuar totalisht atë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.
Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, pasi në ambientet e saj nuk ndodhej asnjë person.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë neutralizuar ndërkohë që vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
/a.r