VIDEO / Vrau me thikë Halil Kokën, pamje nga shpërthimi në banesën e Ilir Kociljas

Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e Ilir Kociljas, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit.

Mësohet se policia ka ndërtuar identikitin e autorit të dyshuar bazuar në kamerat e sigurisë së bizneseve përreth.

Në pamjet e mbërritura në A2 CNN shihen dëmet e shkaktuara nga lënda plasëse, me pajisje dhe orendi të shkatërruara, ndërsa dëme ka edhe në makinat e parkuara jashtë shtëpisë.

Shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, në lagjen nr.4.

Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com