VIDEO / Vrasja e Pogradecit, pse nxitoi Adriatik Lapaj me akuzat e pafaktuara?

Adriatik Lapaj ishte nga të parët që nxituan të deklaronin se vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec është tentuar të fshihet nga forcat e policisë.

Por përtej populizmit të Lapajt, akuzat rezultuan një fake news.

Kjo video virale tregon se si pretendimet e propagandistit Lapajt janë një lajm krejtësisht i rremë.

Dhe për këtë flasin hetimet: duke filluar nga fakti se autori i dyshuar nuk i kishte vendosur asnjë gjobë viktimës.

Së dyti, nuk kishte fshehje të krimit nga ana e policisë dhe e treta, nuk kishte as vonesë të ambulancës, sikurse provuan hetimet.

Po atëherë për llogari të kujt po e përdor Adriatik Lapaj një të vdekur?

Dukshëm Lapaj është i dërguar nga familja Berisha, pasi përdorin të njëjtat deklarata ku bëjnë politikë me tragjedinë e një familjeje.

Të dy, Berisha e Lapaj përdorin të vdekurit e të pafajshmit për interesat e tyre të ngushta politike.

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përsërit natyrshëm retorikën e Berishës në një kohë kur për rastin në fjalë, foli hetimi i strukturave policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com