Mediat greke kanë publikuar momentin e aksidentit që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar pak pas mesnate sot.
I riu fatkeq ishte duke udhëtuar me motor, kur për rrethana ende të paditura është përplasur me një makinë, e për rrjedhojë humbi jetën.
Në videon e publikuar nga protothema.gr, shihet momenti kur motori rrëzohet dhe përplaset në trotuar.
22-vjeçari i identifikuar me emrin Agelos nuk kishte veshur kokore në momentin e aksidentit. Në video ai duket që e mban kokoren në dorë. Grupi hetimor po heton rrethanat e aksidentit.
/a.r