Video tronditëse, ja si është djegur protestuesi nga molotovët e hedhur në protestë

Një prej protestuesve është djegur si pasojë e molotovëve që janë hedhur në protestën e opozitës.

Balkanweb ka publikuar një video, ku shfaqen pamje tronditëse mbi dëmtimin që ka pësuar protestuesi.

Në pamje duket se protestuesi ka pësuar djegie të rënda në këmbë. Protestuesi është një prej të lënduarve dhe plagosurve si pasojë e molotovëve se janë hedhur në protestë, e cila nisi në orën 18:15 para Kryeministrisë dhe u mbull rreth orës 21:15 te selia e PD-së.

Sasia më e madhe e molotovëve është hedhur në selinë e PS dhe te Bashkia e Tiranës, ndërsa kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com