Një moment tronditës është regjistruar në një stacion metroje në Barcelonë, ku një burrë godiste rëndë më grusht gratë dhe vajzat, teksa ato prisnin trenin.
Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat e huaja, burri i cili mësohet se është me origjinë Afrika e Veriut, godet me grusht një vajzë më pas edhe të tjera që vinin pas saj.
Më e rëndë ka qenë për njërën prej tyre, e cila ka rënë menjëherë në tokë pasi ka humbur ekuilibrin nga goditja e fortë.
Mësohet se ai më pas ka goditur edhe një burrë, i cili për fat të keq, thuhet se ka humbur dëgjimin prej goditjes, pasi i është dëmtuar daullja e veshit.
Policia ka raportuar se personi në fjalë është arrestuar, ndërsa ka rezultuar se ishte një kriminel i njohur më parë për grabitje, dhe se në momentin që ka ushtruar dhunën ndaj udhëtarëve ka qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës.
Autoritet kanë nisur hetimet nëse i arrestuari ka sulmuar edhe gra të tjera, në stacione të tjera metroje./m.j