Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90, sfidë kjo mes skuadrës veterane nga Greqia dhe organizatorëve të Butrintit.
Më saktësisht, në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Mërkuri ra në tokë, pasi nuk u ndje mirë. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shpejtë, “ikona” e njohur nuk ia doli dot të mbijetojë. Sipas informacioneve, dyshimet kanë të bëjnë me infarkt. Ai do mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit të Sarandës./m.j