Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me 14-vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, ku gjatë protestës së opozitës në atë kohë, u vranë në bulevard para kryeministrisë 4 protestues të pafajshëm nga pushteti i Sali Berishës.
Në reagimin e tij, Braçe bën thirrje për hetimin e kësaj çështjeje dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës.
Deputeti socialist thekson se drejtësia nuk është hakmarrje, por një detyrim moral dhe ligjor për të respektuar jetët e humbura.
“Sot eshte #21janar, perseri-14 vite rresht! Ky qe degjoni nuk eshte urdhri, eshte transmetimi i urdhrit te pushkatuesit: me te kaluar gardhin e telave, do te hapni zjarr luftarak! Ky eshte urdhri! Ta ta ta gjakos, gjakos!
Shikoni, te vjedhesh eshte nje gje-kriminale doemos; por te vrasesh per te vjedhur, duke vjedhur, per te mbrojtur vjedhjen e veten, eshte tmerr, tmerr! Eshte kafsheri pastaj te vijosh urdhrat: kujdes municionin, kujdes municionin!
Jo njerezit e opozites, te ndryshem nga ty, poo edhe kundershtaret e tu, por municionin me te cilin po i pushkaton, po i vret, barbarisht! E kuptoni ceshte kjo? Dhe pyetjen nuk e kam per njerezit e zakonshem; pyetjen e kam per prokurore e gjykates! Kjo histori ka 14 vite qe nuk hetohet!Kjo histori ka 14 vite qe nuk gjykohet!Nuk behet drejtesi!
Themelet e cdo sistemi bien ketu! Cdo thirrje per drejtesi, nuk eshte thirrje per hakmarrje; as keto proceset e tjera, me e pa lidhje me ngjarjen, por me te njejtin pushtet kriminal, nuk jane hakmarrje; nuk ka kush hak per te marre, sidomos mes politikanesh; duhet drejtesi, vetem kaq! Jetet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt, Aleks Nikes, nuk kembehen me asgje, asnje hak; duhet drejtesi,kaq!”, shkruan Braçe.