VIDEO/ Snajpera mbi çati dhe forca të shumta sigurie në terren para inagurimit të Donald Trump

Pavarësisht temperaturave të ulëta deri në -2C, siguria rreth Shtëpisë së Bardhë është rritur, me snajperë të pozicionuar në çati në pika strategjike në zonë, përpara inaugurimit të Donald Trump të hënën.

Në foto shihen snajperistët të trajnuar dhe të vendosur mbi tarraca, ndërkohë dronët e teknologjisë së fundit janë lëshuar për të monitoruar çdo lëvizje.

Në fotot e mëposhtme snajperat janë të vendosur në një çati pranë zonës së Hotel Uashingtonit, vetëm pak metra nga Statuja e Alexander Hamilton dhe Dhoma e Thesarit, në zemër të Uashingtonit.

Ky vend, për shkak të afërsisë me Shtëpinë e Bardhë, është një pikë kyçe vëzhgimi, duke ofruar pamje të qartë në të gjitha drejtimet.

Siguria pritet të jetë e lartë, veçanërisht pas atentatit ndaj Trump korrikun e kaluar, kur ai u qëllua në vesh gjatë fushatës në Butler të Pensilvanisë.

Rreth 48 kilometra gardhe janë vendosur rreth Kapitolit. Me lartësi dy metra, gardhi është projektuar për të penguar ata që mund të ngjiten në barrierë.

Rreth 25,000 agjentë të zbatimit të ligjit pritet gjithashtu të patrullojnë kryeqytetin, duke përfshirë 7,800 anëtarë të Gardës Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com