Publikohet video e dhunimit të modeles Klea Prenga në një restorant luksoz në kryeqytet.
Në pamjet e mëposhtme shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.
Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga.
Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re. Gjithçka duket qartë në videon e mëposhtme.
Pas denoncimit të rastit të dhunës ndaj motrave Berisha është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”. Ato janë shpallur në kërkim nga policia.
Sipas modeles, Mariela Berisha e ka akuzuar për një raport jashtëmartesor me bashkëshortin e saj. Kjo ka qenë edhe shkaku i dhunës.
/a.r