Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar në rrjetet sociale, mendimet e qytetarëve që kanë zgjedhur të lëvizin në autostradën e inaguruar pak ditë më parë, Thumanë-Kashar.
Ata e shohin si një shpëtim nga trafiku, kursim nafte dhe kohe. Sipas tyre kjo rrugë përmbush standardet europiane dhe ka lehtësuar qarkullimin e tyre.
“Na ka shpëtuar. Jashtëzakonisht e mirë, shkojmë e vijmë shumë shpejt.
Rrugë europiane, na ka kryer shumë punë për ne që punojmë me transport. Trafik nuk ka.
Shumë e mirë, bravo atij që e ka bërë këtë. Na ka lehtësuar goxha ne që punojmë përditë këtej.
Shumë mirë ishallah na ecën mbarë, kursen naftën.
Shyqyr që u bë aman, se na shpëtuat”.
Një arritje për kombin shqiptar e cilëson një tjetër drejtues nga Kosova, i cili thekson se me rrugën e vjetër kanë hasur shumë vonesa.
“Nga Kosova po vij nga Ferizaj shumë bukur kjo është një arritje shumë e madhe për gjithë kombin shqiptar, kemi pasur vonesa shumë. Më shumë vonoheshim këtu se nga Miloti në Kukës.
Shumë e mirë, po shkurton distancën.
Është shumë e mirë “, thonë drejtues të tjerë.
Me këtë rrugë që kanë bërë na duket vetja sikur jemi në Romë, thotë një tjetër drejtues.
“Si në Europë. Kam jetuar në Itali, kam ardh me jetuar këtu, si në standardet e Europës.
Fantastike, shumë e bukur, me standarde.
Ju lumtë për punën është mrekulli, ia vlen me standarde.
Bravo Edi Ramës i lumtë! Suksese të mëtejshme!
Me këtë rrugë që kanë bërë, na duket vetja sikur jemi në Romë”.
Autostrada Thumanë-Kashar është e para e kategorisë “A” në Shqipëri, e cila u përurua më 30 qershor, duke i dhënë përfundimisht zgjidhje trafikut. Vepra infrastrukturore 21 kilometër e gjatë pjesë e “Korridorit Blu” është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do t’i dorëzohet shtetit.
/a.r