Një incident i pazakontë ndodhi në një avion privat në Brazil, kur një shkabë u përplas në xhamin e kabinës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente. Ngjarja ndodhi më 5 dhjetor, gjatë një fluturimi nga Envira për në Eirunepe, në shtetin Amazonas.
Pamjet tregojnë shpendin e ngordhur të ngulur në xham, ndërsa piloti luftonte për të kontrolluar avionin në këtë ulje emergjente.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua edhe pse situata nuk ishte aspak normale. Fotot pas uljes treguan një vrimë të madhe në xhamin e avionit.
“Ishte mrekulli që mbijetuan me atë situatë”, tha piloti pas uljes emergjente.
/a.r