Një varkë dhjetë metra e gjatë u dogj plotësisht në brigjet e Majorkës, ndërsa pasagjerët shpëtuan veten duke u hedhur në ujë. Të martën rreth orës 13:40 në qendrën e kontrollit është marrë njoftimi për zjarrin. Ekipi i shpëtimit detar dërgoi anijen “Salvamar Saiph” nga Palma.
Në vendin e aksidentit kanë shkuar edhe persona privatë. Sipas “Mallorca Zeitung” në varkë ndodheshin katër pasagjerë të rritur, të cilët të gjithë shpëtuan duke u hedhur në Mesdhe.
Ky është incidenti i dytë në brigjet e Majorkës në vetëm pak ditë. Të shtunën, një jaht luksoz u mbush me ujë dhe u fundos në fund të Mesdheut. Edhe këtu u shpëtuan të gjithë pasagjerët, përfshirë një familje gjermane.